Transmetuar më 02-04-2017, 14:30

Një grua 50- vjeçare dhe djali i saj 13 vjeç u vranë me thikë gjatë një sulmi në shtëpi. Kryefamiljari me moshë 47- vjeçare u qëllua gjithashtu me thikë dhe u dërgua në spital me plagë të shumta, por në gjendje të stabilizuar.

Sulmi makabër ndodhi në Stourbridge, një qytezë e vogël në West Midlands, të Britanisë së Madhe të enjten e lënë pas.

Nga hetimet e kryera dyshohet se autori i sulmit është 23- vjeçari Aaron Barley, një i ri endacak, i cili u prit nga familja në shtëpi, pasi kishte kaluar vite të tëra në rrugë.

I riu pas sulmit u arratis me një fuoristradë të familjes Wilkinson, u arrestua nga policia pak më vonë. Ai akuzohet për vrasjen e Tracey Wilkinson dhe të djalit të saj Pierce dhe për tentativën e vrasjes së kryefamiljarit Peter.

Familja Wilkinson siç shkruan noa.al, ka edhe një vajzë 18- vjeçare Lydia, e cila studion biologji në Universitetin e Bristol dhe nuk ishte në shtëpi në momentin e sulmit.

Familja e prekur nga tragjedi e kishte strehuar në shtëpi Aaron qysh prej vitit 2015, pasi u vinte keq për të./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd