



Tiranë, 2 prill 2017, NOA.al- Ish- ministri i Drejtësisë Nasip Naço, shpreh bindjen se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë politike.
Duke komentuar një takim që pati me të rinjtë në Kuçovë, kreu i LSI, Ilir Meta, ai thotë se qindra të rinj dhe të reja të Kuçovës mirëpriten këtë fundjavë në një takim të jashtëzakonshëm dhe shumë entuziast kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
“LSI është forca e të rinjve dhe ne jemi krenarë për rolin që luajnë ata në rritjen e pandalshme të LSI-së. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Kuçovë energjia dhe vizioni i të rinjve do e prijë LSI-në në një fitore spektakolare më 18 qershor për të garantuar një shans për të gjithë në Shqipërinë evropiane. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Një shans për rininë, një shans për të gjithë”, shkruan Naço në Facebook.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





