Transmetuar më 01-04-2017, 21:27

Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani reagon ndaj lajmit në RTSH për takimin e Lulzim Bashës me eurokomisionerin Johannes Hahn.

Bogdani ka bërë një postim në Facebook ku e quan Fake Neës lajmin e RTSH-së dhe sqaron Kryeministrin se çfarë ndodhi në takimin e Bashës me Hahn, ku vet deputeti Gerti Bogdani ishte i pranishëm.

Postimi i plotë në Facebook i Gerti Bogdanit:

Nje sqarim per ‘fake news’ nga RTSH-ja dhe nga ‘ngazellimin’ e Kryeministrit sot per takimin e Bashes me Hahn!

E para – Ne pjesen me te madhe te takimit me Bashen, komisioneri Hahn ishte i vetem, i pa shoqeruar nga staf.

E dyta – Maja Kociancic nuk eshte zedhenese e tij, por zedhenese e Mogherinit, ish komuniste, sot socialiste, qe per rrjedhoje nuk mund te ishte prezente ne Kongresin e te Djathtes Europiane, EPP, ne Malte. Shefja e strategjise per mediat e komisionerit Hahn, eshte Annemarie Huber.

E treta, e verteta – lajmi i vetem ne kete rast, eshte fakti qe fatkeqesisht gazetare/korrespondente ‘mercenare’ te pushtetit u paguankan edhe nga taksat e shqiptareve si punonjes te RTSH!!!

PS. Mbase Rama kete e ka patur si lajm 1 Prilli, megjithese 1 Prill i ka patur te 4 vitet e qeverisjes!!! E kush genjen atehere?!?!

Edhe se fundmi, nje keshille per kryeministrin e 1 Prillit, le ta mbaje cel afer keto dite, jo per te porositur lajm te mercenaret, as per te pritur ‘fake news’, por nga… e di vete ai!!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd