Transmetuar më 01-04-2017, 17:39

Paraqitjet e mira me Atalantën, kanë bindur drejtuesit e klubit që të bëjnë një ofertë serioze për portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Mediat sportive italiane shkruajnë se bergamaskët kanë nisur negociatat me Lazion për blerjen e portierit kuqezi, i cili pas huazimit ka bërë paraqitje fantastike.

Mësohet se Atalanta ka ofruar 4 milionë euro për të bërë për vete portierin.

Lazio kërkon 7 milionë euro për të por ditët në vijim do të përcaktojnë nëse kjo ofertë do të rritet apo do pranohet./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd