Transmetuar më 01-04-2017, 12:02

Etna është vullkani më i lartë në Evropë, i cili ngrihet në 3.320 metra mbi nivelin e detit. Ndodhet në jug të Alpeve të Italisë dhe është konsideruar si një ndër vullkanet më aktive në botë.
Prej disa ditësh ishte njoftuar aktivizimi i vullkanit Etna dhe që pluhuri i çliruar prej tij do të mbërrinte deri në Shqipëri. Ky fenomen natyror ka tërhequr vëmendjen e mediave, fotografëve dhe shumë kuriozëve.
Shpërthimi i tij është pritur nga shumë njerëz dhe videot e para janë publikuar. Llava përvëluese që rrjedh nga mali Etna ka sjellë spektaklin më të fundit që ofron vullkani më aktiv i Evropës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





