



Jennifer Lopez është paditur ditën e mërkurë nga një kompani pajisjesh “hoverboard”, e cila ka furnizuar stafin e këngëtares gjatë rezidencës së saj në “Las Vegas”. Në këmbim Lopez duhet të reklamonte kompaninë në rrjetet sociale.
47-vjeçarja duhet të bënte një postim çdo tre muaj në “Instagram” ose “Twitter”, por sipas pretendimeve të kompanisë, ajo ka bërë vetëm një postim, i cili më vonë është fshirë.
“Sidekick Group Corporation”, pretendon se marrëveshja është shkelur nga këngëtarja. Kjo kompani i ka dhënë performuesve dhe balerinëve të këngëtares në total 42 copë “hoverborad”, vlera e të cilave shkon deri në 54.390 dollarë, raporton “TMZ”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





