



Një makinë është hedhur në erë me eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin liqenor të Pogradeci.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:45, në lagjen nr 2 në Pogradec, ndërsa policia bën të ditur se automjeti veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B, është në pronësi të 32 vjeçarit P.N., banues në këtë lagje.
Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qenë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse e dyshuar eksploziv.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer dhe dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi të mjetit ku ka ndodhur shpërthimi.
Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





