Transmetuar më 20-03-2017, 11:50

Tom Doshi kërkon pushimin e çëshjtes dhe Mark Frroku transferimin e saj në Gjykatën e Shkallës së Parë. Në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë, avokatët e Doshit dhe Frrokut bënë këto kërkesë e cila do të shqyrtohet në datën 7 prill. Tom Doshi, Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami akuzohen për “kallëzim të rremë në bashkëpunim”.

Prokuroria mban qëndrimin se vepra e “kallëzimit në bashkëpunim” qëndron në faktin se të tre të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme, sikurse është videoja Doshi-Bami, në të cilën flitej për një skenar ekzekutimi në dëm të deputetit Doshi.

Për këtë çështje, Doshi përballet me masën “detyrim paraqitje”, Durim Bami mbahet në arrest shtëpie, ndërsa deputeti Mark Frroku në “arrest me burg”, për shkak të një dosjeje tjetër hetimore të hapur në ngarkim të tij në Belgjikë.