Transmetuar më 18-03-2017, 09:11
















Dashuria i shëroi alergjinë… nga dasma. Modelja Eva Herzigova lajmëroi dasmën me partnerin e saj Gregorio Marsiaj, me të cilin ka tre fëmijë, George 9 vjeç, Philipe, 6 vjeç dhe Edward, 3 vjeç.
Siç shkruan “Daily Mail”, supermodelja 44- vjeçare do të martohet me biznesmenin nga Torino, me të cilin jeton prej 14 vitesh.
Pas një martese të dështuar me Tico Torres, baterist i Bon Jovi, Herzigova deklaroi se nuk donte të martohej më.
Por lidhja vazhdoi të forcohej dhe pas lindjes së fëmijëve nga martesa me Gregorio, duket se u bind për martesë dhe tashmë kanë nisur përgatitjet për dasmën e madhe./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





