Transmetuar më 12-03-2017, 10:24

Italia mund të jetë shteti ku femrat do kenë leje në ditët e ciklit menstrual. Më konkretisht tre ditë në muaj gjatë periudhës së ciklit, femrat mund të mungojnë në punë, pa marrë raport për sëmundje, apo leje.

Ky propozim në formë projektligji i prezantuar muaj më parë në parlament nga katër deputete, po analizohet në komisionin parlamentar të punës këto ditë, dhe pritet që të miratohet së shpejti.

Por prej këtij ligji nuk do të përfitojnë të gjithë, por vetëm atyre që kanë një cikël shumë të dhimbshëm.

Në Itali shifrat llogariten 60- 90% të femrave që e kanë ciklin me dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje barku dhe luhatje të forta humori.

Në 30% të rasteve këto dhimbje detyrojnë që femra të rrijë shtrirë edhe për dy ditë më radhë. Por për të përfituar nga kjo leje vajzat dhe gratë, duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore. Në ditët e mungesës, maksimumi 3 në muaj, nuk do i’u mbahen para nga rroga.

Certifikata mjekësore duhet rinovuar brenda çdo 30 dhjetori dhe duhet paraqitur te punëdhënësi brenda 30 janarit të vitit pasues, shkruan noa.al.

Leja për ditët e ciklit është tashmë realitet në Japoni, Indonezi, Korenë e Jugut dhe Tajvan./a.y/noa.al