Transmetuar më 06-03-2017, 10:18

Për muaj me radhë pyeste veten se çfarë po i ndodhte, pasi vuante nga diarreja, i binte gjak nga hundët dhe nuk ishte shumë i kthjellët.

Vetëm pas disa kohësh, Ralph e kuptoi, e shoqja po e helmonte dalëngadalë, duke i shkurtuar ditët një nga një, pasi nuk donte të bënte seks me të shoqin.

Megjithatë plani djallëzor i Andrea Heming, u zbulua park para se të ishte shumë vonë, dhe ajo do ishte në qeli në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga viti 2015, nëse nuk do kishte marrë arratinë për të jetuar në Meksikë.

Dy vite më parë, Andrea kishte nisur të helmonte ushqimin e të shoqit, më saktësisht, hetuesit zbuluan se çdo mëngjes gruaja hidhte acid borik, një substancë kimike e përdorur si insekticid, në qumështin e drithërave të Ralph.

Dhe jo vetëm… policia zbuloi gjurmë helmi edhe në pijet e tij energjetike. Një helmim i ngadaltë, të cilin Ralph e kuptoi në kohë, duke denoncuar të shoqen. I gjendur pa rrugë shpëtimi, Andrea u detyrua të pranojë.

“Nuk doja ta vrisja. Doja që t’i krijoja probleme, pasi nuk doja që të kishte dëshirë seksuale”, tha ajo në polici.

Natën para se gjykata të jepte vendimin ndaj saj, Andrea e cila po hetohej në gjendje të lirë, u arratis dhe që nga ai moment nuk ka më gjurmë prej saj.

“Mbeta shumë i befasuar. Mendova se kishim një sistem më të mirë për të gjurmuar kriminelët. Nuk mund ta besojë që më ka bërë këtë. Për tetë muaj isha keq. Më pas kuptova pse, pasi m’u kujtua një anekdotë që Andrea më kishte thënë. Më tha se kishte qenë asistente fluturimi një herë dhe për të ulur një pasagjer të pabindur, i hodhi qetësues në pije. E gjithë kjo është e pabesueshme”, thotë Ralph, shkruan noa.al.

Tashmë që kanë kaluar dy vute, policia duket se ka të dhëna të mjaftueshme për të rënë në gjurmët e gruas. Andrea ndodhet në Meksikë dhe policia është shumë pranë arrestimit të saj dhe Ralph apelon që ajo të prangoset. Pas arrestimit, ajo rrezikon 15 vite burg./a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd