Transmetuar më 06-03-2017, 07:35

Këngëtarja dhe aktorja Shota Baraliu më në fund ka zyrtarizuar lidhjen e saj. Të dielën e lënë pas ajo është fejuar me njeriun e saj të zemrës.

Bukuroshja nga Kosova ka publikuar në Facebook fotografinë e saj me partnerin, ku shihen të dy me unaza të gisht.

Megjithatë ajo nuk e ka bërë të ditur se kush është i fejuari, pasi ai nuk është personazh publik. Deri në zyrtarizimin e lidhjes, Shota nuk është komentuar për ndonjë lidhje serioze dashurie, por me sa duket ajo ka mbajtur gjithçka për vete, deri në momentin e prezantimit zyrtar./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd