Transmetuar më 05-03-2017, 14:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Uji i Mirë në Sukë të Këlcyrës. Mësohet se një person i ka prerë kokën me thikë një tjetri.

Ai është Alban Voda, 30 vjeç dhe dyshohet se i ka prerë kokën me thikë shtetasit N.H. 66 vjeç.

Policia thotë se 30-vjeçari vuan nga sëmundje mendore. Mësohet se autori i krimit ka shërbyer në njësitë komando të Shqipërisë.

Kohët e fundit ai ka qenë me shërbim në Afganistan dhe ka shfaqur probleme mendore që kurse është kthyer prej andej.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se autori i dyshuar kishte pasur dhe më përpara konflikte me fqinjin e tij, ndërsa pas krimit është vetëdorëzuar në polici.