











Tammy Hembrow vetëm 7 muaj më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, por brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, bukuroshja 22 vjeçare ka rifituar linjat e saj të përkryera. Për të vërtetuar ndryshimin e madh Tammy ka postuar foto në profilin e saj të “Instagramit” gjatë shtatzënisë dhe pas saj.
Modelja shprehet se çelësi për linja të tilla është të ushqyerit shëndetshëm. 22-vjeçarja shprehet se është krenare që është nënë e dy fëmijëve. Padyshim me format e saj ajo mund të konsiderohet si nëna më seksi në planet.
"Unë kam humbur një pjesë të mirë të muskujve, por jam goxha e kënaqur me trupin tim pas lindjes deri tani. E di që shumë gra nuk besojnë se mund të rifitosh linjat e tua trupore pas shtatzënisë, por kjo nuk është e vërtetë. Unë ja dola të rifitoja linjat e trupit tim të mëparshëm pas një trajtimi disa javor dhe një diete të shëndetshme", ka shkruar ajo.
Brenda disa minutave, nga publikimi i fotove të modeles, ato morëm mijëra komente të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, ku njeri prej tyre e cilëson atë një mama tejet të bukur./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





