Transmetuar më 28-02-2017, 19:45

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur yllit të Manchester United Paul Pogba në një restorant. Mesfushori francez është përplasur me tifozët e skuadrës së tij pasi ka refuzuar që tu japë autograf.

Pogba është qëlluar me pjatë, por fatmirësisht objektivi nuk e ka prekur, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

“Pogba së bashku me miqtë e tij ishte duke ngrënë në restorant, situata u acarua shumë në momentin kur ai refuzoi të japë autografe për tifozët e United.

Pas sherrit njëri prej tifozëve madje e qëlloi me pjatë, por fatmirësisht nuk e preku Pogban”, u shpreh një dëshmitar për “The Sun”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd