Transmetuar më 28-02-2017, 15:35

Këngëtarja bukuroshe Vesa Luma duket se është bërë shumë nostalgjike për periudhën e saj të dasmës.

Vesa dhe Big Basta kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë para më shumë se një viti. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni shumë të bukur e cila u zhvillua në kalanë e “Lëkursit” në qytetin e Sarandës.

Ajo ka publikuar fotografi të ndryshme prej asaj dite të veçantë në llogarinë e saj në Instagram, mes të cilave ka ndarë edhe momentin kur shoqërohej nga nëna e saj.

Këngëtarja, më shumë se çdokush tjetër mund ta ndiej mungesën e nënës dhe motrave pasi dihet që është martuar në Shqipëri.

Çifti i këngëtarëve përveçse mjaft të lumtur, sot janë edhe prindër të një djali mjaft të ëmbël, të cilin e pagëzuan me emrin Lian. Nën vellon e bardhë ajo shfaqet një nuse shumë e bukur. Këngëtarja e cilëson atë ditë një përrallë të vërtetë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd