Transmetuar më 28-02-2017, 12:23








Ndërsa kanë kaluar dy vite nga ikja e parakohshme e këngëtarit Floran Kondi, i njohur ndryshe si Doktor Flori, ai vijon të jetë i paharruar.
Miku i tij Landi Hysi e ka kujtuar Florin, ndërsa sot do të festonte 38- vjetorin e lindjes.
Ai ka publikuar një fotografi të tyre në Facebook, ku shkruan, “28 Shkurt. Ditëlindja jote sot Floro… Dr Flori, West Side Family. I ikur, por i paharruar”.
Qysh nga vdekja e Doktor Florit, Landi i qëndron vazhdimisht pranë familjes së tij, bashkëshortes Blerina dhe dy fëmijëve të këngëtarit të ndjerë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





