Transmetuar më 28-02-2017, 08:59

“Tani është momenti i pritjes”. Me këto fjalë aktorja Shannen Doherty, lajmëron në Instagram se ka përfunduar ciklet e kimioterapisë dhe radioterapisë, të nisura thuajse dy vite më parë.

Për të lajmëruar këtë fakt ajo publikoi një fotografi të tetorit 2016, si dëshmi të dhimbjeve dhe vuajtjes së kaluar, e cila nuk ka mbaruar ende për të.

Për aktoren, e njohur si Brenda e “Beverly Hills 90210”, përfundon kështu një kapitull i dhimbshëm dhe i trishtë, por edhe fillimi i një tjetri, siç shkruan vetë ajo.

“Është momenti i pritjes, pritjes së rezultateve të analizave, për të kuptuar nëse jam pastruar ose jo. Pritje për të rinisur. Mendoj se kur dikush preket nga kanceri, është gjithmonë në pritje të diçkaje. Dhe për gjithë ata që janë të sëmurë, pres me ju…”, shkruan Shannen në Instagran, raporton noa.al.

Aktorja e njohur lajmëron sërish nëpërmjet rrjeteve sociale rrugëtimin e saj në betejën me tumorin, ashtu siç ka bërë gjithmonë që nga nisja e sëmundjes.

Paralelisht ajo ka publikuar edhe momente të bukura pranë nënës së saj, mjekëve dhe bashkëshortit Kurtis Warienko./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd