
Fier, 28 shkurt 2017, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim për trafikim të miturish dhe falsifikim dokumentesh është vënë në prangat e policisë së Fierit.
Pasditen e djeshme u kurorëza operacioni i koduar “Qarri” në bazë të informacioneve të marra nga policia për vendndodhjen, gjatë të cilit u bë kapja e të shpallurit në kërkim Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në shkurt të vitit 2016 e ka dënuar 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i të miturve”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i pasaportave”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





