
“Mos e vazhdo një marrëdhënie në distancë sepse kurrë nuk do të funksionojë”. Këtë jemi mësuar të dëgjojmë teksa na thonë pasi kemi rrëfyer se po përjetojmë një lidhje në distancë. Por erdhi momenti që ata ta mësojnë se një lidhje e tillë funksionon, nëse të dy jeni të angazhuar në këtë marrëdhënie. Ja çfarë duhet të bëni nëse keni një lidhje në distancë.
1. Të jeni të vendosur që të dy jeni të angazhuar në këtë lidhje
Të qenurit të ndarë fizikisht, sa prej nesh e kanë shfaqur frikën për ta mbajtur një lidhje në distancë? Duhet të vendosni të doni njëri-tjetrin dhe të angazhoheni ndaj njëri-tjetrit.
2. Të ketë një lloj kontakti me shikim çdo ditë
Ka aq shumë opsione për ta bërë këtë dhe ju vijnë në ndihmë edhe aplikacionet e shumta të cilat ju mundësojnë të jeni në kontakt të vazhdueshëm gjatë ditës. Ju mund të qëndroni deri natën vonë duke biseduar apo të zgjoheni të nesërmen në mëngjes dhe të lexoni mesazhin ku ai\ajo ju tregon se çfarë i ndodhi, apo si kaloi. Nëse jeni të dy onlinë njëkohësisht, mund ta shihni njëri tjetrin në skype dhe kjo do ta bënte më të shkurtër distancën mes jush. Nëse ju mungon ai\ajo edhe fizikisht, do ta ndjeni më shumë njëri-tjetrin kur të takoheni dhe do ta kuptoni se sa rëndësi ka për ju ai person.
3. Planifikoni dhe kombinoni vizitat në të njëjtin vend
Ju e dini se me një marrëdhënie në distancë të gjatë, nuk do ta keni pranë personin e zemrës ndaj planifikimi i përbashkët i udhëtimeve ju vjen në ndihmë për të qëndruar me njëri-tjetrin. Bëjeni këtë të paktën një herë në muaj.
4. Bëni një surprizë
Nuk duhet të jetë e tepruar por herë pas here duhet bërë diçka për të treguar se lidhja juaj është drejt një rruge të gjatë , sidomos kur jeni në një marrëdhënie në distancë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





