Transmetuar më 27-02-2017, 18:40



Një video e mrekullueshme e një qenusheje teksa “këndon” së bashku me pronaren e saj këngën “Ëe Are The Champions” na ka bërë të gjithëve për vete.
Lola, quhet qenushja e cila duket se ka shije të mira muzikore. Në këtë video të postuar nga e zonja e saj, ato po shijojnë një udhëtim me makinë mes Montgomery, Alabama, dhe Miami, Florida nën tingujt e Queen.
Fillimisht qenushja shfaqet e pa interesuar në atë që pronarja e saj është duke bërë apo dëgjuar. Megjithatë, pas disa sekondash Lola gjallërohet dhe nis të “këndojë” bashkë me të./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





