
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Ancarano, në provioncën e Abrizzo, pasi është kapur me lëndë narkotike e llojit kokainë.
Sipas mediave italiane në pranga ka përfunduar shqiptari Alban Rexhaj 22 vjeç pasi kishte thyer shtëpinë në dyqan kokaine ku furnizoheshin trafikantët e zonës.
Shqiptari mbahej prej kohësh nën vëzhgim, ndërsa gjatë ditës së djeshme policia ka ndërmarrë operacionin duke vënë në pranga 22 vjeçarin.
Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi 5 gram kokainë të ndarë në pako gati për shitje si dhe 10 mijë euro para cash. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





