
Pamje misterioze të cilat kanë shkaktuar frikë, janë vënë re në një video në Youtube. Qindra përdorues pyesin veten nëse ajo është një skenë e vërtetë, apo një shaka e mirë-organizuar.
Incidenti ndodhi në një fushë të vogël futbolli, e cila ndodhet në lagjen Don Bosco III, në provincën Santiago del Estero të Argjentinës. Video tregon një grup fëmijësh duke luajtur, ndërsa nga larg, vjen një figurë e çuditshme.
Kur fëmijët e kuptojnë se janë në praninë e një "kukudhi" fillojnë të dëgjohen britma që i kanë shtangur të gjithë, siç shihet dhe në video. Videoja nuk arrin të tregojë fundin, pasi nga frika fëmijët kanë vrapuar.
Sipas fqinjëve të atij vendi, nënat e fëmijëve të vegjël që shihen në video thonë se ata “janë të frikësuar dhe nuk dalin jashtë” si pasojë e këtij “fenomeni paranormal”.
Është një version që thotë se njerëzit të cilët e kanë regjistruar videon kanë kapur një "kukudh" të supozuar, por kjo nuk është konfirmuar dhe ka referenca të mëtejshme në lidhje me rezultatin e skenës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





