











Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha feston ditën e sotme 38- vjetorin e lindjes.
Ai thotë se dita e tij ka nisur me surprizën më të bukur nga partnerja e tij me të cilën bashkëjeton, ish- Missi, Armina Mevlani.
Zeni ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet në zyrën e tij me një buqetë të madhe me lule të bardha në formë zemre mbi tryezë.
“Surpriza më e bukur për të nisur ditën nga zemra ime Armina Mevlani”, shkruan Shkëlzeni.
Më poshtë fotos ka komentuar Armina me fjalët, “Unë po mendoja përse s’më ka shkruar dhe tani kjo u bë surpriza ime më e bukur! Të dua shumë! Happy birthday”.
Këtyre fjalëve u është përgjigjur edhe Zeni, “Edhe unë ty shpirt”.
Prej disa vitesh Armina dhe Shkëlzeni po jetojnë një lidhje pasionante dashurie, madje nuk kursejnë as deklaratat publike për njeri tjetrin./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





