Transmetuar më 27-02-2017, 10:07

Vlorë, 27 shkurt 2017, NOA.al- Një grua në Vlorë është rrahur egërsisht nga i shoqi, për shkak se nuk pranonte fundin e martesës.
Robert Myftari, 43 vjeç, banues në Vlorë, u vu në prangat e policisë ditën e djeshme.
Prangosja e tij u bë në lagjen “4 Maji”, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij D.Myftari, 34 vjeçe.
Ajo ka thënë para uniformave blu se duke qenë në procedura divorci me njëri-tjetrin, i shoqi gjatë së shtunës ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për motive të dobëta./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





