Transmetuar më 27-02-2017, 08:32

Vlorë, 27 shkurt 2017, NOA.al- Një gomone e cila dyshohet se do trafikonte një ngarkesë të madhe kanabis sativa është bllokuar mbrëmjen e djeshme, e diel, në zonën e Zvërnecit në Vlorë, pas afro një ore ndjekje.

Mendohet se dy skafistë kishin bërë gati lëndën narkotike për ta trafikuar drejt Italisë, por kur pas ndjekjes nga policia janë larguar duke humbur gjurmët.

Dyshohet se ata janë fshehur në pyllin e zonës, ku pranë bregut të detit në shkurre kishin fshehur rreth 1 ton kanabis sativa.

Ndërkohë për kapjen e skafistëve, vijon ende operacioni në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd