



Adoleshentja 18-vjeçare nga Devoni i Anglisë, ka qenë e sigurtë për ndjenjën që kishte lindur mes tyre në Facebook dhe për këtë mori iniciativën për të udhëtuar 20 orë me avion vetëm për ta takuar.
Protagonistë janë Rebecca Luff dhe Michael Youngun shtatë vite më i madh se vajza i cili jeton në Adelaide të Australisë.
“Ishte vetëm një klikim që na bashkoi, megjithëse me dukej se kisha tërë jetën që e njihja. Të gjithë mendonin se ishte një lidhje bizare, por unë besoja në të”, ka thënë Luff lidhur me rastin.
Krahas largësisë së madhe, sipas telegrafit, ata prapë mendojnë se lidhja tyre mund të mbijetojë, edhe pse tashmë i janë kthyer komunikimit sërish përmes rrjeteve sociale.
“Nuk mund të jemi së bashku, për shkak të shkollimit të saj dhe punës sime. Kemi një lidhje të fortë dhe do të bashkohemi së shpejti”, ka shpjeguar Young. Ata duan që të kalojnë pushimet verore së bashku si dhe të vizitojnë disa vende përpara se të fillojnë bashkëjetesën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





