Transmetuar më 25-02-2017, 19:44

Ndërsa një teknik që hap pajisjet elektronike për t’i rregulluar përballet me tela dhe tuba prej qelqi apo plastike, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rastin në fjalë.

Tekniku nga Ontario, Kanada hapi pjesën e pasme të televizorit të vjetër dhe zbuloi një kuti që kishte brenda më shumë se 100.000 dollarë, para të thata.

"E dija se ishte një sasi e madhe parash", tha Rick Deschamps, menaxheri i përgjithshëm i centralit CTV. Deschamps vlerësoi punonjësin për sinqeritetin e tij, pasi ai ia dorëzoi kutinë e parave autoriteteve.

Së bashku me paratë, u gjetën disa dokumente që i mundësuan policisë identifikimin e pronarit 68 vjeçar të televizorit, i cili i tha hetuesve se i kishte vendosur aty 30 vjet më parë dhe televizorin ia kishte dhuruar një mikut të tij.

Ai mesa duket kishte harruar që paratë ishin brenda. Policia tha se plani i tij në atë kohë ishte t’ua linte paratë anëtarëve të familjes si trashëgimi.

Miku e kishte hedhur televizorin, duke mos e ditur se mbeturina e tij do të kthehej në thesarin e burrit që ia kishte dhuruar dikur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd