







Timothy Randall Korr, është një 25- vjeçar amerikan nga Baltimora, i cili akuzohet për dhunë ndaj të miturve, pasi ka përplasur në mënyrë të përsëritur pas murit 7- vjeçarin Trayvon Grayson, duke i shkaktuar dëmtime të shumta dhe për pasojë thyerjen e nofullës.
Gjithçka ka ndodhur pasi vogëlushi ishte shumë i lëvizur në klasë dhe mësuesi e përplasi pas murit, duke i shkaktyer thyerje të nofullës.
Fëmija i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë, ndërsa mësuesi i arrestuar rrezikon deri në 85 vite burg.
Ishte pikërisht një video e sigurisë në shkollë ajo që filmoi gjithçka, provë së cilës iu bashkëngjit edhe dëshmia e shokëve të vogëlushit./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





