
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur pasditen e sotme në një lokal në Tiranë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:45 minuta, në periferi të kryeqytetit tek zona pranë "Urës së Beshirit", afër një karburanti në Vaqarr.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e një bombole gazi në lokal.
Shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makina rasti drejt spitalit “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Edhe policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij shpërthimi./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





