Transmetuar më 25-02-2017, 16:58

Tiranë, 25 shkurt 2017, NOA.al- Deputeti Ben Blushi përshëndet banorët protestues të fshatit Zharrës në Fier, të cilët protestojnë kundër tërmeteve artificiale të shkaktuara nga shpimet për kërkim nafte dhe dëmeve që po i shkaktohen vendit të tyre.

Ndërsa prej disa ditësh në një marshim protestë ata u nisën në këmbë drejt kryeqytetit, rreth mesditës së sotme mbërritën në Tiranë, për të protestuar.

Por ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha u është afruar në protestë ata e kanë dëbuar.

Pikërisht për këtë qëndrim të tyre Blushi i quan “heronjtë e Zharrëzës”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai shkruan, “Grevistët e Zharrëzës janë sot heronjtë e Shqipërisë. Ata po na mësojnë si protestohet dhe si kërkohet drejtësi. Sot e dëbuan nga protesta e tyre Lulzim Bashën duke bërë atë që do bëjnë shumë shpejt gjithë shqiptarët. Do zbojnë nga pushteti partitë e vjetra te cilat mbajnë në këmbë pushtetin e përbashkët të padrejtësisë”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd