Transmetuar më 25-02-2017, 16:27

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për emigracionin, i kanë ndaluar hyrjen në vend, drejtorit fotografik të filmit të nominiar për çmimet Oscar “The White Helmets”.

Siriani Khaled Khateeb, 21 vjeç, nuk do mund të jetë i pranishëm në ceremoni. Filmi, një dokumentar i prodhuar nga kompania ‘Netflix’, tregon drejtimin e një organizate për mbrojtjen civile të formuar gjatë luftës.

Anëtarët e saj mbajnë kasketa të bardha, prej të cilës ka marrë titullin edhe filmi./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd