
Kukës, 25 shkurt 2017, NOA.al- Një vajzë e re në Kukës, nënë e një fëmije, i ka dhënë fund jetës në rrethana të mistershme.
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:40, në fshatin Breg-Lumë, në banesën e babait, 28- vjeçarja F.C., ka varuar veten me litar në një pemë.
Ajo është gjetur nga prindërit në grahmat e fundit të jetës të cilët e kanë dërguar në spital, por mjekët kanë deklaruar vdekjen e saj.
Noa.al mëson se gruaja ishte e martuar dhe kishte një fëmijë në moshë të mitur dhe të premten kishte shkuar për vizitë te prindërit e saj, në fshatin Breg- Lumë.
Pasditen e djeshme ajo është mënjanuar dhe në një pemë jo shumë larg shtëpisë me litarët e bagëtive, ka varur veten në pemë.
Vdekja e saj është e veshur me mister, pasi sipas deklarimeve të familjarëve, e reja shkonte mirë me të shoqin dhe nuk kishte shfaqur probleme.
Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Kukësit për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





