




Berlin, 25 shkurt 2017, NOA.al- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në vijim të vizitës së tij takoi në Berlin ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maiziere.
Dy ministrat diskutuan për fushat e bashkëpunimit dhe ndanë rezultatet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe antiterrorizmit.
Temë e bisedës mes homologëve, ishte bashkëpunimi i frytshëm në fushën e migracionit si dhe kërkesat e shqiptarëve për azil në Gjermani.
“Para dy vitesh ishte shqetësuese që shtetas shqiptarë nga Shqipëria dhe jo vetëm, erdhën këtu për të kërkuar azil. Megjithatë falë bashkëpunimit shumë të mirë u bë e mundur që këto shifra të reduktohen dhe të kryhet riatdhesimi i tyre. Kjo nuk ishte diçka e lehtë për qeverinë shqiptare, por megjithatë funksionoi shumë mirë”, u shpreh ministri i Brendshëm i Gjermanisë.
Ministri Tahiri tha pas takimit se prioritet mbetet krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si një ndër prioritetet kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Diskutuam për reformën në drejtësi dhe domosdoshmërinë për të filluar menjëherë me procesin e Vettingut, si një proces kryesor për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”, tha ministri i Brendshëm Tahiri.
Duke folur pas takimit ministri gjerman tha se oara dy vitesh ishte shqetësuese që shtetas shqiptarë nga Shqipëria dhe jo vetëm, erdhën këtu për të kërkuar azil.
“Megjithatë falë bashkëpunimit shumë të mirë u bë e mundur që këto shifra të reduktohen dhe të kryhet riatdhesimi i tyre. Kjo nuk ishte diçka e lehtë për qeverinë shqiptare, por megjithatë funksionoi shumë mirë”, deklaroi De Maiziere.
Nga ana e tij ministri Tahiri tha se ka ende shumë për të bërë, dhe se prioritet është krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si një ndër prioritetet kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Por akoma më shumë mund të bëjmë në të ardhmen për ta kthyer bashkëpunimin nëpërmjet agjencive ligjzbatuese në këtë kuadër dhe veçanti, policive, në mundësinë më të mirë për të pasur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në kohë. Patëm mundësinë të diskutonim edhe për çështje të tjera, në mënyrë të veçantë edhe për reformën në drejtësi dhe domosdoshmërinë për të filluar menjëherë me procesin e Vetting-ut, si një proces kryesor për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”, deklaroi ministri Tahiri./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





