Transmetuar më 25-02-2017, 11:24

Operacioni i koduar “Pepper”,  prangosi një 59-vjeçar nga Korça pasi akuzohet se me anë të mashtrimit  se i ka marrë një shtetasi një shumë prej 7 milionë lekësh të reja. Policia e Tiranws, thotë se arrestimi i Spiro Fuqit është bërë më 24 shkurt 2017 dhe personi që ka mashtruar është identifikuar me inicialet E.A.

Paratë ishin marrë përpara disa vitesh me premtimin se do ia kthente. Fuqi e kishte shkelur premtimin prej shumë kohësh dhe nuk ia ka dhënë shumë e konsiderueshme të parave, personit të cilit ia kishte marrë. Ndërkohë, me borxhin që kishte marrë, si duket 59-vjeçari kishte hapur në magazinë në Tiranë, ku prodhonte në mënyrë të paligjshme artikuj ushqimorë dhe industrialë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, policia ka gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa regjistruar në Organet Tatimore”

Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar nga Specialistët a AKU–së: 500 kova 5 kg-she me xaxiqi;  250 kova 5 kg-she me speca të mbushura; kova 5 kg-she me kastravecë dhe  500 kova të vogla me sardele konserve.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehje e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd