Transmetuar më 24-02-2017, 22:26














E kapur për dore me aktorin George Cloney, Amal Clooney shihet mjaft e hijshme. Avokatja bukuroshe, bashkëshortja e aktorit hollywoodian, është në pritje të dy binjakëve dhe për herë të parë është fotografuar me barkun e rrumbullakosur.
E veshur me një fustan të bardhë elegant, me pjesën e fundit të zi, ajo dukej në super formë dhe rrezëllitëse në krahë të të shoqit.
Brunia bukuroshe u fotografua bashkë me George, në tapetin e kuq të të çmimeve kinematografike në Francë, ‘Cesar’./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





