Transmetuar më 24-02-2017, 20:05

Një filmim që ka si protagonistë nënë e bir po bëhet hit në rrjetet sociale. Në videon që gjeni më poshtë shihen nënë e bir ku teksa hyjnë në një dyqan veshjesh vënë në jetë planin e tyre. Ndërsa gruaja huton shitësin, vogëlushi i fshehur pas saj hidhet në sulm.

Ai afrohet në banak dhe vjedh celularin e shitësit. Duke menduar se nuk po i shihte askush ata vodhën telefonin, por telekamerat filmuan gjithçka. Nuk bëhet e qartë vendi se ku ka ndodhur skena, ndërkohë që pamjet po qarkullojnë në shtete të ndryshme./a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd