Transmetuar më 24-02-2017, 16:35

Duke qenë se janë dy nga moderatorët më të njohur të ekraneve shqiptare një bashkëpunim mes tyre është preferuar gjithmonë nga publiku shqiptar, por duke qenë se Alekta Vejsiu në përgjithësi projektet e saj i ka realizuar në TV Klan dhe Ledion Liço në Top Channel, diçka e tillë është dukur e pamundur.

Mirëpo sipas blitz.al, ka qenë Alketa ajo që i ka thyer këto tabu duke pranuar ftesën e Ledion Liços për të komentuar së bashku mbrëmjen e së dielës deri në orët e para të mëngjesit lidhur me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve Oscar.

“Është një nga të paktat gjëra që më bën të sakrifikoj gjumin. Po nisa të shoh një film që vlen, mund të shoh dy, tre, edhe katër resht deri sa zbardh dita. Kështu që një natë pa gjumë për “Oscars on Top” në Top Channel, më ka shumë kuptim!

Do jem aty për të komentuar në një panel interesant, nën drejtimin e Ledionit që më bëri të shoh pjesën më të madhe të filmave më të mirë të kandiduar!”, shkruan Alketa në Instagram.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd