
Trajneri i mirënjohur, Roberto Mancini nuk kishte si mos reagonte ndaj shkarkimit të Ranierit. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Mancini nuk i ka kursyer elozhet për homologun e tij i cili sezonin e shkuar u shpall kampion me Leicester Cityn.
"Më vjen keq për mikun tim Ranieri. Ai do të mbetet në historinë e Leicesterit, në zemrat e tifozëve të Leicesterit dhe të gjithë dashamirëve të futbollit", ka shkruar Mancini.
Sipas mediave të huaja, Mancini po shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Leicester City, ku kishte luajtur si lojtar në vitin 2001.
Edhe Mancini kishte përjetuar të njëjtën gjë në vitin 2013. Ai u shkarkua nga ekipi Manchester City pasi e kishte shpallur kampion vetëm disa muaj më parë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





