
Të ndryshosh mendjen e një fëmije është ndoshta gjëja më e vështirë që mund të bësh. Edhe pse mund t’i kundërshtosh me të drejtë ata vazhdojnë akoma me të mbështesin idenë e tyre.
Shumë të vështirë e ka pasur edhe ky baba të bind vajzën e tij se pas treshit vjen numri katër dhe jo pesë siç pretendon ajo. Në videon që po bën xhiron e botës shfaqet refuzimi i adhurueshëm i një vogëlusheje për të besuar në numrin katër.
Me gjithë kundërshtimet e të atit, ajo vijon e bindur dhe në mënyrë të përsëritur të deklarojë: "Jo, është, një, dy tre, pesë". Ajo është e vendosur dhe nuk pranon të tërhiqet para të atit, ndërsa e ëma regjistron këtë moment të ëmbël. Ajo ndryshon mendje vetëm në fund kur numërimin saktë ja kërkon e ëma.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





