Transmetuar më 24-02-2017, 12:57

Pas historisë së pazakontë që një baba i ri në moshë dhe vajza e tij adoleshente rrëfyen gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në “News 24”, ku akuzuan rëndë gruan(nënën) se u jepte valium për të shkuar me dashnorin, vjen përballja direkte në studio.

Shqipe Karaj ka vendosur të përballë live burrin e saj, Alfred Karaj nga Fushë Kruja me personin që ai e akuzon se e ka dashnor.

Shqipja tregoi me detaje martesën që 15 vjeç dhe kur nisën problemet për ta. Ajo thotë se 6 muajt e parë të martesës ka ndenjtë në rregull, por më pas ai ka filluar ta dhunojë.

Përballja në studio

1. Në moshën 15 vjeçare familja të detyroi të martoheshe me Alfredin?

Kështu ishte atëherë, u martuam, ne u fejuam me shkuesi

2. Sa herë e takove para se të fejoheshe?

E kam takuar 5-6 herë

3. Të detyruan prindërit?

Jo, nuk më detyruan, isha shumë e re, por çfarë të them, thashë po

4. Afredi ishte 17-vjeç dhe kishte dy prindër që donin kujdestar?

Po, i kam pranuar prindërit e tij që nuk shikonin, unë i pranova kushtet, nuk i kam refuzuar. Nuk kisha pse ti ulja njerëzit, A e kupton?

E kam dashuruar fillimisht, deri sa lindi goca, ishim shumë të dashur. Unë kam 6 muaj në rregull me të, pas 6 muajsh isha shtatzënë, ky filloi rrahjet, më dhunonte.

Burri: 7 vite kaluam mirë, 10 vitet e fundit kjo kishte një të dashur tjetër, e kam vërtetuar

5. E ke dhunuar në 7 vitet e para?

Dhuna u ka përdor në familje kur i gjeta letrat në sirtar, e kam rrah, kena shku me denoncime e të gjitha.

Shqipja: Kur isha shtatzënë me gocën me qëlloi me këpucë, më ka rrahur, ky nuk ka punuar një ditë, nuk ka punuar 1 ditë. Ti më akuzo si ta thotë truni. Alfredi nuk ka punuar një ditë, më ka torturuar, shkonim rrugës bashkë, ai më gjuante me këpucë, 2-3 herë kam pas rrezik për fëmijën, unë e kam dash dhe e du, por ngaqë nuk ka punuar nisën debatet. 6 muaj ka qenë lumturia jonë.

6. Pse ike nga banesa?

Me pas 50 të dashur nuk i leja fëmijët, burrë është ai. Alfredi më ka përzënë me polici nga shtëpia, nuk doja të ikja.

7. Vajte në 12 të natës?

S’kam ndenjur natën kurrë unë. Isha në pazar, kur u ktheva në 12 e ca të ditës më thotë goca që të kërkon policia.

8.J e lidhur me dikë tjetër ti kur nuk konsumohej martesa?

Jo, nuk kam pasur lidhje. Më ka rrahur me rrip, donte të më mbyste. Unë e kam denoncuar, pasi u martova edhe e kam fal 500 herë, mora kalamajtë dhe ika se ai është i dhunshëm, nuk punon, luan bixhoz e cdo gjë. Unë jetova në të njëjtën shtëpi, nuk fjetëm më bashkë se e vendosi ai. Alfredi e fejoi gocën me burrin e parë, goca e donte atë cun.

9. Sot pse të ka shoqëruar ky person, Leonard Miri në studio, ke marrëdhënie me të?

Jo e kam vetëm shok.

Vajza: Jo mami e ka atë. I kam parë vetë unë.

 Historia

Alfred Karaj, 34 vjeç nuk e ka të lehtë të tregojë tradhtinë bashkëshortore, por në kushtet që ndodhet ka zgjedhur këtë rrugë.

Ai është martuar në moshën 17-vjeçare me Shqipe Hysenaj dhe që vitin e parë të martesës sollën në jetë vajzën e tyre Xhulianën që sot është 16 vjeç. Në vitet e para të martesës marrëdhëniet e tyre ishin të mira dhe ata sollën në këtë jetë edhe tre fëmijë të tjerë, ndërsa jetonin së bashku dhe me prindërit e Alfredit.

Konfliktet kanë nisur para 7 vitesh në familjen Karaj, kur burri ka gjetur disa letra dashurie që gruaja e tij i shkëmbente me komshiun. Ky i fundit për hir të tre fëmijëve, që kishin në atë kohë vendosi ta falte dhe të rinisnin një marrëdhënie tjetër mes njeri-tjetrit duke i shtuar familjes së tyre edhe fëmijën e katërt.

Por Shqipja nga ana tjetër dukej hapur që nuk e donte me burrin e saj dhe vazhdonte ta tradhtonte.

Rrëfimet e vajzës së madhe janë shokuese. Ajo thotë se nëna përdorte valium në ushqim që të gjithë anëtarët e familjes edhe fëmijët e vegjël t’i zinte gjumi dhe në orët e vona ajo të fuste në banesë të dashurin që gjithmonë shoqërohej nga shoku i tij.

Burri tregon hapur tradhtitë e gruas

Burri ka treguar edhe detaje nga tradhtitë e së shoqes. Një prej tyre është momenti kur i dashuri i gruas e ka telefonuar dhe i ka thënë se ndodhej në shtrat me gruan e tij zhveshur.

-Çfarë ndodhi me gruan, kur e detyruat të ikte nga banesa? Vendosa t’i mbyllja derën sepse vinte në 12 të natës, i binte derës me shqelma. Kërkoi urdhër mbrojtje tek gjykata, i dha për 20 ditë dhe kërkoi prapë. E pyetën a të ka rrahur burri, jo tha, atëherë pse ta japim.

-Pse kthehej në 12 të natës? Se di, ka qenë tek i dashuri. Jetonim në një shtëpi por ajo më tha s’ke punë më me mua. Jetuam 1 muaj në një banesë por ajo bënte jetën e saj.

Pastaj shkonte tek komshinjtë e mi kërkonte lekë dhe bukë se e la pa bukë komshiu. Ajo e la të parin, gjeti një tjetër. Ai tjetri është me këmbë hekuri.

-Ti këta persona i njeh? Po i njoh.

-Pse nuk bëtë divorc? I dashuri i vet më mori në telefon më tha “ja arrita qëllimit, të ndava. Jam me gruan tënde lakuriq në krevat”. Bëfshi qejf i thashë.

-E kuptoni sa dëm i keni bërë vajzës? Unë s’i kam bërë dëm, i ka bërë nëna e vet.

-Vajza: Mami më tha të shkoja me shokun e dashnorit për 100 mijë lekë

Mami donte të më lidhte me shokun e të dashurit të saj dhe ai do t’i jepte 100 mijë lekë”. Kështu deklaroi Xhuliana Karaj. 

INTERVISTA ME VAJZEN -Pse nuk i tregove babit, por e dije prej 4 vitesh historinë e mamait? Mami më kërcënonte që mos t’i tregoja babait. Dhe ai më kërcënonte. “Kam me të vra, kam me të ‘ashtu’”.

-Ke pasur kontakt me mamin tënd? Jo s’kam asnjë kontakt. Nuk ia kam numrin e telefonit.

-Nuk i kishe numrin e telefonit? Jo s’e kisha.

-Je kujdesur për motrat dhe vëllezërit? Sa e vështirë është jeta pa mamin? Jam e lidhur me babin. Më parë kam qenë lidhur me mamin.

-Të ka marrë malli për mamin? Jo s’më ka marrë.

-S’ke asnjë mesazh për mamin? Jo. Mami më ka detyruar mua që të shkoja me shokun e të dashurit të saj, se do t’i jepte 100 mijë lekë.

-Kur ndodhi kjo Xhuliana? Mami më mori një ditë në telefon me numër privat. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit.

-Ku të çoi ky person? Më mori e më çoi në Krujë.

-Të ngacmoi? Jo nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët por unë s’i kam mbajtur lekët. I thash ‘Jepja mamit’. Unë në orën 00:00 pashë mamin dhe të dashurin e vet në shtëpinë tonë.

-Të tha mami në momentin kur u largua: Hajde me mua. Jo s’më tha.

-Ku jeton mami? Tek i dashuri i vet.

-Pse nuk shkon tek gjyshja dhe gjyshi? Jo nuk shkoj.

-Do shkosh të jetosh më mamin po të tha ‘eja jetoni me mua’? Jo s’do iki.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd