
Mërgim Mavraj mund të humbasë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni me Hamburgun, atë ndaj Bajern Mynihut. Dy skuadrat kanë pasur një rivalitet të ndezur në vitet e kaluara dhe prania e mbrojtësit shqiptar është thelbësore për të ndalur sulmin e frikshëm të bavarezëve.
Por Mavraj është në luftë me kohën dhe aktualisht, askush në skuadër nuk di të thotë me siguri nëse do të jetë apo jo në gjendje të zbresë në fushë për duelin e të shtunës në “Allianz Arena”.
Futbollisti mungoi një ditë në stërvitje për shkak të një dëmtimi të lehtë të pësuar ndaj Fraiburgut në fundjavë e kaluar dhe të një situate gripale që po e shqetësonte. Ai u kthye dje në stërvitje dhe dukej në gjendje të mirë. Por sot, situata ka ndryshuar përsëri./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





