Transmetuar më 23-02-2017, 16:25

Lidhja e djalit me babain shfaqet në forma të ndryshme tek njerëz të ndryshëm, disa i kanë marrëdhëniet e mira dhe disa të tjerë të këqija.

Kjo është arsyeja që kur sheh një lidhje të shëndetshme dhe të mbushur me shumë dashuri siç është ajo mes regjisorit nigerian, Imoh Umoren, dhe djali i tij 2-vjeçar, Imoh Umoren Junior, është shumë e mrekullueshme për ta trajtuar.

Para dy ditësh vogëlushi u përfshi në një garë vrapi për fëmijë të vegjël në shkollë, ku zuri vendin e katërt, vetëm se gjatë garës u shkëput nga turma dhe ju drejtua të atit për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë.

Fotoja e vogëlushit nga Nigeria është bërë virale në internet, pasi u postua fillimisht nga babai i tij. “Djali im përfundoi i katërti në garë, pasi në vend të vraponte drejt binishit, vrapoi të më përqafonte mua. Epo, fitoi zemrën time”, shkruan i ati në Twitter./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd