Transmetuar më 21-02-2017, 16:39

Një i ri shqiptar mbeti i vdekur sot herët në mëngjes pasi një ditë më parë u qëllua fatalist me armë zjarri.

Viktima është A.A., shtetas shqiptar me banim prej vitesh në Zvicër, 34 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, vajza.

Autor i dyshuar i vrasjes është një 54-vjeçar zviceran, vjehrri i të ndjerit.

Ngjarja ndodhi dje në afërsi të stacionit Gerlafingen, në kantonin zviceran Soletta, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e Kantonit Soletta.

I dyshuari i vrasjes është dorëzuar në policinë lokale, tha zëdhënësi i policisë, Thomas Kummer.

Krimin e sinjalizoi në polici, një fqinjë i familjes së përfshirë në tragjedi.

Ai tha se u shtang kur pa se në banesën pranë qëndronte i përgjakur 34-vjeçari shqiptar. Ai gjendej në krahët e të shoqes, e cila ishte e tmerruar.

I plagosuri u dërgua në spital, por disa orë më vonë, sot në hyrje të së martës, ndërroi jetë. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd