
Zbulohet roli i Dash Kupps, tek banda e grabitësve, i cili u arrestua sot në lidhje me dy grabitjet e ndodhura, më 3 dhjetor të vitit 2015 dhe 9 shkurt të këtij viti.
41 vjeçari dyshohet se bënte koordinimin e grupit që kryente grabitjet dhe informatorët, raporton "News24". Gjithashtu mësohet se Dash Kupa rezulton i dënuar më parë edhe në Greqi, për vjedhje.
Në sajë të operacionit "Patriot", u bë e mundur kapja mëngjesin e sotëm në Pikën Kufitare të Morinës, të shtetasit të shpallur në kërkim Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit. Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





