Transmetuar më 21-02-2017, 10:28

Borxhet e akumuluara nga bixhozi, dyshohet se është edhe motivi i vetëvrasjes së  Fatmir Kurtit, ish-kreut të komunës Baz të Matit. Sipas policisë, 59-vjeçari prej disa vitesh kishte humbur sasi të mëdha parash në kumar.

Grupi hetimor mendon se  ish-kryekomunari mund ta ketë vrarë veten edhe pasi mori lajmin se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pa kurueshme. Kurti u gjet në gjendje kritike brenda në makinë nga një kalimtar i rastit, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Daçit’, Mat. Ky i fundit njoftoi policin, ku dhe u bë i mundur transportimin i tij në spitalin e qytetit dhe më pas u nis me helikopter drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

 Ndërroi jetë pak minuta më vonë.  Nga të dhënat paraprake, thuhet se viktima ka lënë një borxh prej 15 milionë lekësh të vjetra dhe është kërcënuar shpesh me jetë nga personat që u ka  për tu dhënë paratë. Madje ai është sulmuar me armë dhe tritol nga disa persona që kanë pasur si qëllim për ta eliminuar fizikisht. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd