
Tre ditë pas një atentati me armë të ndodhur në Shkodër, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes së një gruaje, e cila ishte në dyqanin e saj duke shitur.
Pas zbardhjes së detajeve bëhej fjalë për një grua, motra e së cilës është vrarë një vit më parë, dhe ajo akuzon kunatin për krimin. Mësohet se në pranga është vënë 25 vjeçari Shkëlzen Xhenja, banues në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 12:30 në vendin e quajtur "Rus", pranë Shkollës së Muzikës në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa e plagosur mbeti 49 vjeçarja Flutura Shpori (Muça), banuese në lagjen Partizani.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





