Transmetuar më 19-02-2017, 14:18

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Cërrik- Gostimë.

Ngjarja fatale ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtërmen, ku sipas policisë mjeti tip "Volkswagen " me targa AA 015 MR, drejtuar nga shtetasi S.H, 24 vjeç, është përplasur me mjetin tip "Ford" me targa AA 123 BE, drejtuar nga shtetasi N.H, 58 vjeç banues në Cërrik.

Si pasojë e kësaj ka gjetur vdekjen shtetasja K.H, 20 vjeçe banuese në fshatin Thanë, ndërkohë që janë plagosur 4 të tjerë, dy shoferët dhe dy pasagjerët, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidenti të rëndë, me bilanc luftë./noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd