
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka dha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë varri i kryeministrit Rama dhe për këtë arsye ai nuk pranon që shqiptarët të votojnë.
“Shumica jonë, shumica juaj, shumica e shqiptarëve po provojnë papunësinë, varfërinë mjerimin dhe ai e di që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë varri i tij, janë vdekja e tij. Prandaj nuk do t’i lejojë shqiptarët të votojnë dhe në prandaj jemi këtu. Për këtë jemi në këtu.
Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju siguroj se nesër, jo vetëm këtu por në të gjithë Shqipërinë do të fillojë lëvizja jonë! Do të detyrohet të përballet me ne dhe shqiptarët në çdo moment që do guxojë të na dalë përballë, por të jeni të sigurt që do fshihet dhe ne do ta nxjerrim nga vrima dhe pasi ta nxjerrim do ti tregojmë vendin”, tha Paloka për mediet./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





