Transmetuar më 17-02-2017, 17:08

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani dhe deputeti Gentian Bejko inspektuan këtë të premte punimet e projektit për Rikualifikimin e sheshit në lagjen Lugina, një investim prej 25 milion lekësh, financim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

Janë 3 mijë banorë dhe qindra biznese, përfitues të këtij projekti që mundëson hapësira shlodhëse në shërbim të qytetarëve.

“Projektet e Rilindjes Urbane edhe këtu në Shijak i kanë ndryshuar fizionominë  qyteteve dhe bashkive, duke pasur impakt në zhvillimin e biznesit, sipërmarrjes së vogël dhe mirëqenies së qytetarëve në këto bashki.

Përmes këtyre investimeve synojmë jo vetëm të ndërthurim financimin me plotësimin e nevojave për qytetarët duke rritur cilësisht jo vetëm ndërhyrjet në infrastrukturë urbane por dhe duke krijuar sa më shumë hapësira funksionale dhe rekreative për qytetarët. Ndërkohë, bashkia e Shijakut është një prej 26 njësive vendore të mbështetura nga Qeveria për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, plan i cili shumë shpejt do të kalojë për miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit”, deklaroi Ministrja Gjermeni gjatë inspektimit./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd